Vodhi filialin e Kredo.al në Peshkopi, arrestohet 27-vjeçari, zbulohet shuma e parave që mori

schedule09:46 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 09:46 - 23 Dhjetor, 2021

Jeton Bardhi, 27-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohet se dy ditë më parë vodhi nën kërcënimin e thikës dhe i maskuar me kapuç, një shumë parash prej 179.100 lekë të rinj në një filial të Kredo.al në Peshkopi. I riu është arrestuar në Durrës. Policia ka publikuar edhe momentin edhe kur i riu shoqërohet me pranga në duar nga uniformat blu. Materialet në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës.  Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. 

Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar. Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç,  banues në fshatin Sinë, Dibër.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!