Dyshohet se vodhi dosjet e pronave, lihet në burg drejtori i administrimit të tokave në Vlorë

schedule11:05 - 17 Tetor, 2021

schedule 11:05 - 17 Tetor, 2021

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg drejtorin e administrimit të tokave Bardhyl Gjika dhe Spiro Dunin. Kurse për specialistin Kreshnik Mino është gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Gjika, Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni u arrestuan për shkak se mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmiut. Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se më pas kanë inskenuar një grabitje në zyrat e “Tokave” të Dhërmiut në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës.

 

E gjithë ajo që disa ditë më parë u denoncua me bujë të madhe si një grabitje në zyrat e administrimit të Tokës në Vlorë rezultoi të ishte një inskenim e vetë drejtorit i cili në atë kohë doli vetë në media duke folur për “grabitjen”.

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Elton Nika se drejtori Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin Kreshnik Mino kanë falsifikuar disa dokumente për pronat në Dhërmi në pronësi të Spiro Dunit, i cili është vënë në pranga bashkë me Gjikën dhe Minon.

Sipas, të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime.

Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!