Vodhi 2 kg flori, arrestohet 22-vjeçari

schedule10:40 - 4 Gusht, 2018

schedule 10:40 - 4 Gusht, 2018

Arrestohet autori i vjedhjes së një argjendarie në Durrës. 22-vjeçari, Robert Hasmuça, nga Tirana, kishte grabitur me dhunë 2 kilogramë flori në një argjendari në qytetin bregdetar.

Vodhi me dhunë 2 kilogramë flori nga një argjendari në Durrës, por u tradhëtua nga kamerat e sigurisë. Bëhet fjalë për 22 vjecarin Robert Hasmuca, banues në Tiranë, i cili ra në pranga, pasi kishte vjedhur në 18 prill të këtij viti, sende të çmuara në vlerën e 5.6 milionë lekëve, nga një argjendari në zonën e bulevardit në Durrës.

Për këtë ngjarje, ndaj tij Gjykata e Durrësit kishte dhënë në Qershor të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg”, por Robert Hasmuça qarkullonte i lirë. Kanë qenë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, që identifikuan 22-vjeçarin nga Tirana, si autorin kryesor të vjedhjes së argjendarisë dhe përmes metodave speciale të hetimit, arritën ta lokalizonin e arrestonin më pas, në një zonë në kryeqytet. Sipas policisë, 22-vjeçari ka pasur edhe një bashkëpunëtor në vjedhjen e argjendarisë e po punohet për identifikimin e tij./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!