Këtë të shtunë u zhvillua në Gjykatën e Fierit seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj katër zyrtarëve të Bashkisë Fier të akuzuar në lidhje me çështjen e parkimit nëntokësor.
Në seancë u paraqitën ish-nënkryetarja e bashkisë Adela Hysenaj, sekretari i bashkisë Martin Dodi, shefja e tatimeve Anisa Cjapi dhe shefi i kontrollit tatimor Vasil Çeku, të shoqëruar nga avokatët e tyre mbrojtës.
Sipas Prokurorisë së Fierit, katër zyrtarët dyshohen për mosveprim sipas kuadrit ligjor në lidhje me fiskalizimin e parkimit, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 40 milion lekësh. Po ashtu, dyshohet se kanë ndërhyrë në uljen e taksave për subjekte të ndryshme tregtare, për përfitime të padrejta.
Vendimet e gjykatës përkatëse janë si më poshtë:
Adela Hysenaj: vazhdon në arrest shtëpie
Martin Dodi: i revokohet ndalimi për dalje jashtë shtetit, por mbetet në fuqi ndalimi për ushtrim funksionesh publike
Anisa Cjapi: ndalim i ushtrimit të funksioneve publike
Vasil Çeku: arrest shtëpie dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike
Seanca u drejtua nga gjyqtarja Aurora Tushe, ndërsa çështja po ndiqet nga prokurorët Ervis Alliaj dhe Elion Mustafaj.
/abcnews.al/

