Një 31-vjeçare nga Fieri e arrestuar nga policia dyshohet si autore e grabitjes me armë të një karburanti në Levan dhe ka tentuar të vjedhë edhe dy të tjerë. Në kërkim është shpallur kushëriri i saj, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
Kjo që shihni në foto është Anna Malaj, e ndaluar nga policia. 31-vjeçarja dyshohet se është autorja e grabitjes me armë të një karburanti në Levan dhe ka tentuar të vjedhë edhe dy të tjerë në Mallakastër dhe Fier.
E reja, sipas policisë, nuk ka vepruar e vetme. Ajo është ndihmuar nga kushëriri i saj, një 22-vjeçar i shpallur në kërkim. Grabitja është kryer më 2 Korrik të këtij viti në Levan nga ku Malaj, në bashkëpunim me kushëririn morën 30 mije lekë të reja.
Kurse në tentativat e tjera dështuan. Policia po heton nëse 31-vjeçarja është e pëefshirë në grabitje të tjera në Fier. Anna Malaj është nga fshati Visoke i Fierit, e martuar dhe me një fëmijë.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar automjetin me të cilën shkonin për të kryer vjedhjetm, 1 armë gjahu, 6 fishekë, 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara./abcnews.al