EMRAT/ Vodhën një zyrë avokatie, shpallen në kërkim tre persona dhe sekuestrohen mijëra euro

schedule10:19 - 3 Shtator, 2023

schedule 10:19 - 3 Shtator, 2023

TIRANË- Tre persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë prej 9 mijë eurosh në një zyrë avokatie në Tiranë.

Policia ka sekuestruar 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta), që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes. Shuma prej 30 mijë eurosh është gjetur në shtëpinë e njërit prej personave të shpallur në kërkim.

Autoritetet thonë se të shpallurit në kërkim janë dy meshkuj dhe një femër, përkatësisht Elton(Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, Eljona Rrokaj (Nelaj), të tre banues në kryeqytet. Sakaq, grupi hetimor vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!