Tre persona kanë rënë në pranga pasi vodhën disa banesa në Belsh. Policia njofton se këta shtetas, të moshave, 22, 40 dhe 49 vjeç janë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura në Maj dhe Qershor. Ata kanë arritur që të vjedhin rreth 4 000 000 lekë të rinj dhe pajisje të ndryshme në banesat që kanë hyrë.
Konkretisht, me 14 Maj ata kanë vjedhur në një banesë 2 000 000 lekë të rinj, me 1 Qershor kanë hyrë në një tjetër banesë duke vjedhur dyert dhe dritaret, ndërsa me 7 Qershor kanë vjedhur 13 000 euro dhe 6 000 dollarë. Sakaq, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ta.
/abcnews.al