Dy grabitës kanë sulmuar një shtëpi në Pogradec. Ata kanë mundur të futen në katin e dytë të godinës, por janë diktuar nga pronari i saj.
Mes tyre ka nisur përleshja dhe autorët kanë goditur pronarin me një levë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Policia ka shkuar shpejt në vendin e ngjarjes dhe arrestoi njërin nga autorët, Erjon Ibin, i cili kishte marrë disa bizhuteri.
Kurse autori i dytë, 40 vjeçari A. H ka mundur të largohet para se të shkonte policia. /abcnews.al