Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit Arlind dhe Arvid Spahija.
Të dy të rinjtë kanë grabitur në një argjendari, bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë të vjetra. Dy vëllezërve në banesë u gjet edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.
Lexo edhe: Vodhën bizhuteri me vlerë 800 mijë lekë në një argjendari, arrestohen vëllezërit
Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë ruajtur për tre ditë argjendarinë në rrugën Muhamet Gjollesha dhe njëri prej tyre ka shkuar si klient. Teksa e ka pyetur shitësen për llojet e ndryshme të varëseve, ia ka marrë nga dora dhe ka vrapuar.
Varëset e marra kishin vlerë rreth 8 milionë lekë të vjetra. s.b/abcnews.al/