Vodhën 600 milion dollarë, hakerave iu ofrohet shpërblim

schedule13:40 - 14 Gusht, 2021

schedule 13:40 - 14 Gusht, 2021

Hakerat të cilët vodhën rreth 600 milion dollarë  nga platforma e financave të decentralizuara, Poly Network, janë shpërblyer pas rikthimit të kriptovalutave. Sipas BBC, kompania u ofroi 500 000 dollarë  shpërblim për rikthimin e parave dhe madje imunitet ndaj ndjekjes penale.

Por sipas një ish –zyrtari të  FBI -së “kompanitë private nuk kanë autoritet të sigurojnë imunitet nga ndjekja penale”. Sulmi është cilësuar si vjedhja më e madhe në historinë e industrisë.

Shumica e parave tani janë kthyer, megjithëse hakerat thanë se nuk janë të interesuar për shpërblimin. Sipas firmës,  hakerat e kanë bërë diçka të tillë “për argëtim”, duke e cilësuar sulmin më shumë si një sfidë.

Poly Network tha se është ende duke pritur që procesi i rikthimit të parave të përfundojë plotësisht, pasi janë ende 33, 4 milion dollarë që nuk janë kthyer.

Poly Network e ka quajtur hakerin “Mr White Hat”. Hakerët me kapele të bardha janë studiues të sigurisë të së dhënave që përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar organizatat të zbulojnë të metat në sigurinë e kompanisë.

Poly Network konfirmoi se i dërgoi një mesazh  hakerave duke i thënë: “ne besojmë se veprimi juaj është sjellje e kapelave të bardha, prandaj ne mendojmë tju shpërblejmë me një shumë prej 500,000 dollarësh”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!