VMRO-DPMNE mbledh Komitetin Qendror, diskutohen zhvillimet e fundit

schedule13:31 - 22 Tetor, 2018

schedule 13:31 - 22 Tetor, 2018

Zhvillimet e fundit në gjirin e VMRO-DPMNE-së pritet të jenë në qendër të vëmendjes së mbledhjes së Komitetit të saj Qendror të thirrur për në orën 19:00 në Shkup. Largimi I 8 deputetëve dhe vota ‘për’ fillimin e ndryshimeve kushtetuese duket se ka acaruar tejmase fërkimet në udhëheqjen e parties më të madhe opozitare në Maqedoni. Sipas medias në Shkup, ka mospajtime me mënyrën si u veprua. Sidoqoftë pritet që debati kryesor të përqëndrohet tek ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov. Ky i fundit do të përjashtohet nga partia, pasi dyshohet se është ai që ka nxitur tetë deputetët të votojnë në Parlament për ndryshimet kushtetuese. Megjithatë sipas një skenari tjetër – do të kërkohet edhe dorëheqja e numrit një të partisë, Hristian Mickoski. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!