Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre javë me parë në qytetin e Vlorës ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e shtëpisë së Bakie Zotos, nënës së Gentian Zotos, i dënuar me 35 vite burg për përfshirje në atentatin kundër Ines Hajrulla në vitin 2019.
Autor të dyshuar të saj sipas policisë janë Divid Goxhaj 59 vjeç dhe Ferdinant Bombaj 29 vjeç nga Babica e Madhe Vlorë, babe e bir.
Policia I ka vënë në pranga për veprat penale shkatërrim I pronës me eksploziv e kryer në bashkëpunim dhe vjedhje.
Me 29 nëntor sipas hetimeve babe e bir pasi i janë afruar pallatit ku banon 63 vjeçarja me këtë automjet qe shihni ne pamje te siguruar nga kamerat ne zone dyshohet se kanë vendosur lëndën plasëse në derën e jashtme të shtëpisë e cila më pas ka shpërthyer.
Automjeti tip “Volksëagen Golf Plus” sipas policisë rezulton I vjedhur në qytetin e Elbasanit. Pas ngjarjes makina është gjetur e djegur në fshatin Babicë e Vogël.
Policia thotë se po vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në ngjarje.
Arsyeja se pse këta dy persona vendosën lëndë plasëse në derën e Bakie Zotos ende nuk dihet. Nje nga pistat qe po heton policia ka lidhje me djalin e saj Gentian Zoto i cili po vuan dënimin në burg. 63 vjeçarja pas shpërthimit tha se jetonte e vetme dhe nuk kishte konflikte. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale./abcnews.al

