Vlorë, shkrumbohet një makinë në Vlorë. Policia dyshon për akt të qëllimshëm

schedule09:33 - 31 Tetor, 2017

schedule 09:33 - 31 Tetor, 2017

Një makinë është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”. Sipas policisë mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç është djegur plotësisht. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimi paraprak i këqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.