Një makinë është shkrumbuar e tëra gjatë orëve të para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në lagjen Partizani, pranë bashkisë së qytetit të Vlorës. Policia dyshon që akti është i qëllimshëm. Tri ditë me pare të njëjtës makinë iu vu flaka nga pjesa e parme e saj, por mbërritja në kohë e zjarrfikseve bëri që ajo të shpëtojë pa u dëmtuar rëndë. Policia ka kërkuar të marrë në pyetje pronarin e mjetit i cili u njoftua për djegjen e makinës përmes policisë.