Vlorë, sekuestrohen 77 kg drogë, pranga 51 vjeçarit

schedule09:08 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 09:08 - 19 Dhjetor, 2017

77 kg Cannabis Sativa janë sekuestruar në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, ndërsa në pranga ka rënë një person. Lënda narkotike ishte e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti. Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë e gjetën në brëndësi të mjetit tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti tip Opel.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!