Vlorë, rritet interesi i të huajve për prona, agjentët imobiliare: Më e lakmuar zona e Lungomares

schedule14:15 - 24 Korrik, 2024

schedule 14:15 - 24 Korrik, 2024

Vlora mbetet një nga qytetet më të preferuara për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ndonëse vitet e shkuara sipas agjencive kërkesat kanë qenë më të larta, edhe në këtë sezon të huajt vazhdojnë te jene të interesuar për të patur një pronë në qytetin bregdetar.

Europianët e kombësive të ndryshme janë ata që duan të kenë apartament në Vlorë.

Por cilat janë zonat që kërkohen më shumë?

“Kryesisht Lungomare, Uji i Ftohtë, por edhe Radhima”.

Sipas agjentëve imobiliarë, investimet që janë bërë së fundmi në Vlorë kanë ndikuar edhe tek rritja e çmimit të banesave.

“Nga 1600 euro metri katror deri 3500-400 euro në Lungomare”, shprehet ai.

Sa i përket ambienteve me qira, kërkesat më të shumta janë nga italianët. Këta të fundit vitet e fundit po preferojnë gjithnjë dhe më shumë Vlorën për të jetuar.

/abcnews.al/