Vlorë, policia parandalon përshkallëzimin e dhunës mes të miturve/ Dy adoleshentë kanosën një të mitur

schedule12:46 - 23 Mars, 2025

schedule 12:46 - 23 Mars, 2025

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një përshkallëzim i dhunës mes të miturve,

Dy adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, kanë kanosur, për motive të dobëta, një të mitur tjetër 11-vjeçar.

Gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për të dyja rastet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!