Vlorë- Plagosi një person me sende të forta, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule10:05 - 27 Nëntor, 2020

schedule 10:05 - 27 Nëntor, 2020

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim. Në pranga është vënë E. M., 27 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas policisë ai ishte shpallur në kërkim pasi në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta një person. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

E. M., 27 vjeç, banues në Mifol, Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 09.11.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin D. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!