Vlorë, operacioni policor  “Stroke” çon në pranga dy persona

schedule18:27 - 13 Qershor, 2018

schedule 18:27 - 13 Qershor, 2018

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, njëri i shpallur në kërkim dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje. Operacioni i Policisë  “Stroke” vuri në pranga 29 vjeçarin, Rigert Memaj banues në Vlorë, i idënuar me 3 vite e 4 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike dhe 38 vjeçarin Elton Gërdhuqi, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë dhe një automjet tip Jaguar.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Vlorë në zbatim të plan masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim por edhe të atyre që posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë zhvilluar operacionin “Stroke”.

Si rezultat, është kapur shtetasi i shpallur në kërkim :

Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ”Kultivimi bimëve narkotike”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Elton Gërdhuqi, 38 vjeç, lindur në Vlorë, banues në Sarandë.

Shtetasi i mësipërm qarkullonte në qytet me një mjet tip ”Jaguar”, në të cilin posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri pistoletë,

1 automjet tip Jaguar.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambjente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /abcnews.al