Vlorë/ Novosela sërish në rrezik nga përmbytjet

schedule16:49 - 14 Shkurt, 2018

schedule 16:49 - 14 Shkurt, 2018

Dëmtimet në argjinaturën e Mifolit në Vlorë, kanë alarmuar pushtetin lokal. Zona e Novoselës po mbikëqyret, pasi një përmbytje e re do prekte edhe Vlorën.

Dëmtimet në argjinaturën e Mifolit kanë alarmuar vendorët. Ata kanë frikë se në Novoselë mund të kthehen sërish përmbytjet.

Kamionet me inerte po shkarkohen për të siguruar argjinaturën.

Dëmet më të fundit në Mifol kanë rikthyer frikën e përmbytjeve në Vlorë.

Pasi uji vërshoi për qytet dhe në të gjitha rrugët lidhëse me bulevardin, problematike mbetet Novosela.

Dobësimi i agjinaturës së Mifolit ka alarmuar vendorët.

Kreu i Shtabit të Emergjencave Civile, prefekti Flamur Mamaj , tha se zona do të mbikqyret pasi nëse dëmtohet agjinatura përmbytjes nuk i shpëton as Vlora.

E qetë prezantohet edhe situata në Orikum dhe Selenicë, ku erozioni ka prekur fshatin Kropisht por pa shënuar probleme serioze./abcnews.al