Vlorë, nis aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit

schedule14:00 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:00 - 14 Nëntor, 2017

Ka nisur në Vlorë aksioni për ndërprerjen e paligjëshme të ujit të pijshëm. Aksioni ka startuar në zonën e Ujit të Ftohtë, një nga zonat e cilësuara më problematike sa i përket lidhjeve të paligjshme. Në ditën e parë janë evidentuar dhe ndërprerë dhjetra lidhje të paligjeshme që ishin vendosur nga bizneset dhe familjarë. Në terren për të ndjekur këtë operacion ka qenë dhe vetë kryetari i Bashkisë Dritan Leli. Pas Ujit të Ftohtë aksioni do të vazhdojë në zonat e tjera të qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!