Vlorë, ndalohet i kërkuari për trafik qëniesh njerëzore

schedule10:22 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 10:22 - 16 Dhjetor, 2017

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik qëniesh njerëzore.

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar 41 vjeçarin Aleksander Hodaj (Hoxhaj), banues në Vlorë.

Shtetasi i lartëpërmendur rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizat kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale, ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës  duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!