Vlorë, moti i keq dëmton sistemin e sigurisë në port

schedule15:04 - 7 Nëntor, 2017

schedule 15:04 - 7 Nëntor, 2017

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Portin e Vlorës. Sipas informacioneve nga Porti, është dëmtuar plotësisht sistemi i sigurisë, por ka probleme edhe me peshoren për bizneset.

Mendohet se shkak është bërë luhatja e energjise elektrike nga stuhia me reshje e vetetima. Bëhet fjalë për kamerat e sigurisë që monitorojnë të gjithë territorin e portit, ambientet e jashtme dhe ato të brendshme.

Zyrtarët thonë se po punohet që sistemi i sigurisë të ngrihet në kohë reale, ashtu sikurse edhe për peshoren.