Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlorë/ Hapet me forcë dera e shkollës 9-vjeçare “Selam Musai”, autorët hynë brenda dhe shkaktuan dëme materiale

schedule09:16 - 1 Qershor, 2026

schedule 09:16 - 1 Qershor, 2026

Gjatë natës është hapur me forcë shkolla 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe. Sipas informacioneve disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e saj dhe kanë shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, dëmtime janë konstatuar në dyer të shkollës, materiale dhe pajisje shkollore, ndërsa ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë send nga ambientet e shkollës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!