Vlorë, gjykata lë në burg autorët e vrasjes së dyfishtë

schedule12:27 - 3 Mars, 2018

schedule 12:27 - 3 Mars, 2018

Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari të akuzuar për vrasjen e burrit dhe vjehrrës së kësaj të fundit do të qendrojnë në burg. Masa u dha ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës. Hoxhallari është shprehur e penduar në gjykatë për fshehjen e krimit, ndërsa 26 vjeçari ka deklaruar se e kreu vrasjen e dyfishtë pasi nuk takonte dot të dashurën e tij.

Një mesazh u zbuloi krimin.

Disa orë pasi dogjën dhe vranë nënë e bir në Vlorë, Hysnie Hoxhallari i shkruan Kasëm Pirjasit. Ajo i thotë pikërisht këto fjalë “Ç’më bëre, më more në qafë”. Telefonatat e përgjuara i sollën para gjykatës së Vlorës.

Seanca u drejtua nga Esmerilda Habili, ndërsa prokuror i çështjes ishte Maksim Zoto.

Gjates seancës Kasëm Pirjasi nuk ka folur, ndërsa Hysnie Hoxhallari ka deklaruar se ka marrë vesh krimin, pasi Pirjasi e kishte kryer. Madje ajo pretendon se ky i fundit, e ka kërcënuar se do ta vriste së bashku me  djalin, nëse do të tregonte diçka më shumë.

32 vjeçarja ka shfaqur shenja pendese në gjykatë. Avokati i saj Sokol Zotaj thotë se nuk është paraqitur asnjë provë që implikon nusen Hoxhallari në vrasjen e dyfishtë.

“Në raport me këtë të dyshuar nuk u paraqet asnjë provë që e implikon për vrasje në bashkëpunim. Zonja ka qenë në një banesë tjetër jashtë banesës ku ndodhej  vjehrra dhe burri, ndërsa i ka deklaruar Hysnies se e mbylla, madje duke e kërcënuar se do ta vrasë. Lidhja e tyre mendohet të jetë tre vjeçare. Në sallë i ka qendruar asaj çfarë ka deklaruar në grupin hetimor, nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, por ndihem e penduar se nuk kam kallëzuar, por këtë e ka bërë për shkak të opinionit publik dhe kërcënimit”.

Pas dhënies së masës së arrestit në burg, gjykimi për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin i kalon gjykatës së krimeve të rënda, ndërsa gjykata e Vlorës ka shprehur mos kompetencën për këtë çështje.  26 vjeçari babai i dy fëmijëve ka deklaruar në polici se e kreu krimin për shkak se nuk takohej  dot me të dashurën e tij Hysnien. Ndërsa 32 vjeçarja e ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve.

Ambjenti ku ndodhi vrasja dhe më pas djegia e trupava të Selkie dhe Olsi Hoxhallarit është shembur.

Dera e shtëpisë se tyre në lagjen “24 Maji” qëndron e mbyllur. Fëmija 5 vjeçar i çiftit Hoxhallari është nën kujdesin e të afërmeve të tij në fshatin Strum të Fierit.

Komshinjtë e tyre ende janë të shokuar.

Nënë e bir u gjetën të djegur në 21 janar të këtij viti në Vlorë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!