Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës, ku është gjetur i mbytur një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues, por ende nuk dihet nëse ai ishte banor i zonës apo turist.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta dhe mund të jenë aksidentale, ose mund të ketë pësuar një arrest kardiak. Forcat e policisë dhe autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku është transportuar trupi i pajetë drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës. Deri tani, identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e mbytjes dhe për të identifikuar viktimën.

