Vlorë, flet gruaja që strehoi mbesën e viktimave

schedule12:48 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 12:48 - 22 Dhjetor, 2017

Policia ende nuk ka përcaktuar kur ka vdekur çifti, por mbesa e tyre e vogël ka fjetur mbrëmë te fqinja për shkak se kur u kthye në shtëpi e gjeti derën e mbyllur. Fqinja tregon gjithë situatën nga pasditja e djeshme deri kur njoftuan policinë.

Rreth orës 16:00 të së enjtes, vajza kishte shkuar tek shtëpia e një fqinje, e pasi kishte qëndruar aty për pak kohë, ishte kthyer në shtëpi. Ajo kishte trokituar në derë, por askush nuk ishte përgjigjur.

“Mbesa erdhi nga ora 3 e gjysmë 4, nuk e di me saktësi. Erdhi më tha ke qumësht dhe a të rri të loz me Marjanën? Rri i thashë, loz njëçik. Pastaj iku mbesa, e mora unë këtë i dhashë qumështin edhe pak bukë dhe e nisa për në shtëpi. Vajti trokiti, s’kishte njeri, e mora prap në shtëpi. Mendova nuk janë në shtëpi dhe do vinte ta merrte e ëma.. As në mëngjes nuk erdhi. U interesova, vajta te puna e saj, nuk e gjetëm na vajti mendja për keq. Pastaj morëm policinë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!