Vlorë- Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Ngjarje e ndodhur tre ditë më parë. Gjithashtu 40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.
Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
/abcnews.al/