Në Novoselë të Vlorës fermerët kanë nisur vjeljen e ullinjve. Kultivojnë varietete të ndryshme, por prodhim i marrë këtë vit ka qenë më i pakët se vitin e shkuar.
Kushtet e motit sipas specialistëve të bujqësisë janë ato që kanë ndikuar në rënien e prodhimit në disa varietete të ullirit.
Ndonëse prodhimi është më i pakët cilësia e ullinjve të këtij viti është më e lartë. Kjo vihet re në sasinë e vajit të marrë prej tyre. Në fabrika ka nisur prodhimi.
Prodhimi plotëson nevojat e tregut vendas, por specialistët thonë se Shqipëria ka mundësinë të jete një nga shtete kryesore të eksportit të vajit të ullirit.
Në vendin tonë prodhohet rreth 25 mijë ton vaj ulliri në vit. Çmimi i tij varet edhe nga vendet e tjera si psh Spanja qe mbetet vendi i parë për prodhimin e ullirit dhe vajit të tij në botë.

