Dhjetëra banorë të fshatit Trevëllazër në Vlorë protestuan në ambientet brenda Bashkisë së qytetit, për ujë të pijshëm dhe rrugë. Banorët shprehen se në atë fshat nuk investon askush që prej 30 vitesh.
Hynë me forcë brenda në Bashki dhe kërkuan rrugë dhe ujë. Janë banorë të fshatit Trevëllazër të Vlorës, por kryetari Dritan Leli nuk ndodhej në zyrë.
“Duam Ujë”.
Me ndërhyrjen e policisë bashkiake protestuesit u larguan pa shkaktuar ndonjë incident. Më herët ata e kishin kërkuar kryebashkiakun Leli në oborrin e bashkisë. Duan ujë të pijseëm dhe rrugë
“Protestojmë për të drejtat tona se kryetari para 4 vitesh na premtoi edhe për ujë e drita dhe për rrugën. Është turp i botës të mos shtrohen 3 km”.
“Rruga është bërë copë-copë”.
“Në çdo fushatë vijnë, gënjejnë dhe ikin, marrin votat dhe ikin”.
Bëhet fjalë për 5 km rrugë që lidh fshatin Trevëllezër me rrugën nacionale Vlorë –Fier. Në dimër mbulohet nga balta, kurse në verë këtu ka vetëm pluhur.
Në këtë fshat mungon dhe uji i pijshëm. Banorët thanë se ka 30 vjet që aty nuk investon askush.
/ABC news Albania 24/7