Vlorë/Autori i masakrës kërcënime në Facebook

schedule22:18 - 10 Gusht, 2018

schedule 22:18 - 10 Gusht, 2018

Duket se konflikti mes fisit Zykaj kishte nisur kohë më parë dhe 24 vjeçari grindej vazhdimit me të afërmit e tij.
Autori që shkaktoi masakrën në Selenicë shkruante poezi në Facebook.
Por në një prej poezive të postuara, një i afërm i Ridvan Zykaj i tërheq vëmendjen që të mos grindej me kushërinjtë. Përgjigja e 24 vjeçarit ishte se nuk duron dot kur i bien në qafë dhe kur e bëjnë këtë duhet të vuajnë pasojat.
Zykaj vrau me armë zjarri 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj të Vlorës. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me armën e krimit tip automatik kallashnikov. Policia është në kërkim të tij./abcnews.al