Vlorë, arrestohet 42 vjeçari i dënuar për trafik droge

schedule10:15 - 28 Qershor, 2019

schedule 10:15 - 28 Qershor, 2019

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpol Tiranën ka vënë në pranga 42 vjeçarin nga Vlora me iniciale M.Y. Ai u arrestua në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Policia njofton se ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Breshias në Itali në vitin 2018, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, ndërsa në vitin 2019 kjo Gjykatë e ka dënuar me 4 vite burg.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen dhe arrestimin e 42 vjeçarit M.Y në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar ndaj shtetasit M.Y., për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Penal Italian.

Kjo Gjykatë, në Shkurt të vitit 2019 e ka dënuar shtetasin M.Y me 4 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!