Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 31-vjeçari të dënuar me 15 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal. Në pranga ka rënë
Sandër Likaj, banues në fshatin Lapardha, Vlorë. 31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Në vitin 2009, Likaj është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike kanabis sativa ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë. Në atë periudhë ndaj tij filloi procedimi penal, ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë grup kriminal dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim./ABC News Albania 24/7