Vlora zonë e gjelbër, hapen baret e restorantet

schedule10:10 - 18 Maj, 2020

schedule 10:10 - 18 Maj, 2020

Edhe në Vlorë hapja e bareve dhe restoranteve ka nisur mëngjesin e sotëm sipas aktit normativ nga qeveria shqiptare.

Administratorët e bareve dhe restoranteve kanë pranuar të kthehen në punë duke respektuar masat e distancimit social.

Por ata janë shprehur të shqetësuar për kufizimin e fashave orare edhe pse Kryeministri Rama deklaroi se në zonat e gjelbra nuk do të ketë kufizim deri në orën 21:00, zyrtarisht ky urdhër ende nuk ka mbërritur.

Ndërkohë gjatë fundjavës qytetarë të shumtë kanë frekuentuar zonat bregdetare ndërsa sezoni turistik tashmë ka filluar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!