Vlora tundon dhe Melonin, kryeministrja italiane pushime me familjen e saj

schedule20:01 - 14 Gusht, 2023

schedule 20:01 - 14 Gusht, 2023

Në brigjet e Shqipërisë Gorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë zgjodhi të vijë me një nga tragetet e linjës, as jaht e as helikopter.

Trageti Brindisi – Vlorë u ankorua pak pas orës 17 ne port.

Atje, për te pritur homologen italiane Kryeministri Edi Rama shkoi disa minuta para.

Mbërrija e saj e po ashtu takimi mes dy lidërve u mbajten larg objektivit të kamerave të shumta reshtuar në portin e qytetit jugor.

Pak pasi shkeli në tokën shqiptare Meloni që iu bashkua eskortës së kryeministrisë la portin rreth ores 17 e 15 minuta.

Në Shqipëri kryeministrin e italisë e shoqëron bashkëshorti dhe vajza e saj.

Vizita vjen pas një ftese të kreut të qeverisë Edi Rama.

Me këtë të fundit pasditen e të hënës ajo zhvilloi një takim informal në vilën qeveritare në Vlorë.

Nuk ka një agjendë publike por burime thanë se Meloni do të pushojë për 2-3 ditë bashkë me te afermit në Shqipëri.

Nuk dihen ende vendet që ajo do të vizitojë përgjatë këtyre ditëve apo zyrtarët që mund të takojë.

Kjo është hera e dytë që Meloni vjen në Shqipëri në më pak se 9 muaj. Për herë te pare ajo ka qënë gjatë samitit të vendeve të BE-së mbajtur dhjetorin e shkruar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!