Një stuhi e forte shiu dhe ere përfshiu qytetin e vlores.
Shiu me intesitet të lartë krijoi probleme në disa lagje. Në brendësi të lagjes ‘Pavarësia’, ‘Skelë’, por dhe përgjatë bulevardit kryesor, ka pasur jo vetëm vështirësi qarkullimi dhe pamundësi për të lëvizur, por edhe rrëke uji nëpër rrugë.
Një prej rrugëve dhe zonave më të prekura nga përmbytjet e shiut të verës është edhe ajo “Albano dhe Romina”, ku ka prezencë të madhe uji dhe vështirësi për qarkullim.
Gjithashtu shiu ka boshatisur edh zonën e Lungomares, teksa era nuk ka kursyer të ngrejë në ajër çadra e shezlongë në plazh.
Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as lagja e vjetër historike e “Muradies”. Lumenj uji nëpër rrugë që kanë kthyer përmbys çadra, tavolina dhe karrige lokalesh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
/ abcnews.al

