Nga Elton Nika
Bizneset e sektorit të hotelerisë dhe lokalet në Vlorë vitin e ardhshëm do të paguajnë më shtrenjtë për pastrimin.
Këshilli Bashkiak ka miratuar rritje e taksës me 48%. Për sipërmarrjet që shfrytëzojnë hapësirën nga 51-100 metra katrorë do paguajnë 8 mijë lekë më shumë në vit. Nga 12.000 lekë që tarifoheshin deri më tani do të paguajnë 20.000 lekë.
Ndërsa bizneset me sipërfaqe mbi 100 metër katrorë do të tarifohen me 8 mijë lekë më shumë. Pra nga 17 mijë lekë në 25 mijë. Vendim nuk është pritur mirë nga sipërmarrësit.
“Nuk janë konsultuar me ne”.
Nga rritja e taksës së pastrimit do preken 576 biznese në Vlorë./abcnews.al