Fruthi ka alarmuar edhe qytetin e Vlorës. Gjashtë fëmijë janë prekur, tre prej të cilëve po trajtohen në spital dhe tre të tjerë në shtëpi. Mjekja pediatre Aida Koka thotë se situata duket e rënduar më tepër nga gripi sesa nga fruthi, por popullata paraqitet në dyert e urgjencave e alarmuar. Vetëm në një ditë në pediatrinë e Vlorës vizitohen 100 persona, shumë nga ata fëmijë që shtrohen në spital. Mjekët thonë se në këtë situatë po përballen dhe me refuzimin e vaksinave. Kjo për shkak se prindërit kanë frike nga efektet anësore. /abcnews.al
Vlora në alarm nga fruthi, 6 raste të izoluar ditët e fundit
schedule12:21 - 22 Shkurt, 2018
schedule 12:21 - 22 Shkurt, 2018