Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora mirëpret sezonin veror/ Dy ditë festë në bregdet, turizëm dhe argëtim

schedule20:34 - 17 Maj, 2025

schedule 20:34 - 17 Maj, 2025

Vlora është gati të mirëpresë turistët dhe vizitorët për sezonin turistik 2025. Në datat 17 dhe 18 maj, qyteti bregdetar do të shndërrohet në një skenë të madhe festimesh, me një sërë aktivitetesh që do të shtrihen përgjatë zonës së bregdetit dhe Lungomares.

Kjo nismë vjen si një ftesë e hapur për të gjithë—qytetarë vendas dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria—për të qenë pjesë e dy ditëve plot jetë, ngjyra dhe emocione në një nga destinacionet më tërheqëse të vendit.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, konfirmoi se gjithçka është gati për të nisur një sezon të jashtëzakonshëm turistik.

Aktivitetet sportive, muzikore e kulturore do të jenë prezente gjatë gjithë verës në Vlorës.

Qyteti i Vlorës është përgatitur në çdo aspekt për të mirëpritur sezonin e ri turistik. Krahas aktiviteteve, janë marrë masa për pastrimin e zonave publike, përmirësimin e infrastrukturës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë verës.

Kjo nisje simbolike e sezonit është jo vetëm një ngjarje festive, por edhe një sinjal i qartë se Vlora po shndërrohet çdo vit në një pikë referimi për turizmin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!