Vlora është gati të presë turistët e parë. Me një koncert ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare është çelur zyrtarisht sezoni turistik. Kryebashkiaku Dritan Leli u tha qytetarëve se Vlora këtë vit do të jetë epiqendra e turizmit.
Vlora hap zyrtarisht sezonin turistik 2019.
Ishte parashikuar një javë më parë por u shty pas vendimit të qeverisë shqiptare për ta shpallur 10 majin ditë zie.
Një sërë aktivitetesh kanë paraprirë çeljen e sezonit dhe me koncertin e madh që u organizua në Lungomare qyteti bregdetar është tashmë gati për turistët.
Kryebashkiaku Dritan Leli tha se këtë vit Vlora ka më shumë për tu ofruar vizitorëve .
Në mbyllje të koncertit ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe , Anxhela Peristeri etj, pati edhe një spektakël fishekzjarrësh.
Atmosferën e shijuan qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm./ABC News Albania 24/7