Vlora gati për festat/ Qyteti i flamurit pret vizitorë nga Kosova dhe trevat shqiptare

schedule12:45 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:45 - 27 Nëntor, 2023

Në Vlorë po mbyllen përgatitjet e fundit para festës së madhe.

Një ditë përpara kremtimeve për 111 vjetorin e Pavarësisë, qyteti është populluar nga qindra qytetarë të Kosovës.

Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur qytetin e flamurit për të festuar 28 Nëntorin.

Kanë udhëtuar disa orë, ndërsa shprehen të emocionuar se nuk mund të mungonin edhe ne kete 28 Nëntor.

Në një festë që bashkon të gjithë shqiptarët, Vlora mbetet destinacioni kryesor i qytetareve të Kosovës, por edhe trevave të tjera shqipfolëse çdo vit./abcnews.al