Vendin e duhur për të investuar e kanë gjetur në jug të Shqipërisë, në Vlorë. Luigi de Lucia është një prej italianëve të shumtë që kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të ngritur siperrmarjet e tyre.
Është konsulent në fushën e kontabilitetit dhe kur u sigurua që kompania e tij kishte fitime vendosi të marrë me vete edhe familjen.
“Puna ime është konsulent kontabilist dhe ndihmoj në rritjen e aktivitetit për bizneset apo kompanitë. Këtë punë e kryej prej 20 vitesh në Itali apo edhe vende të tjera. Në Vlorë jam prej dy vitesh e gjysmë Por e njoh vendin tuaj prej katër vitesh. Prej atëherë nisa të studioj terrenin dhe vendosa që së bashku me gruan dhe fëmijët të jetojmë këtu duke parë edhe afërsinë me Italinë. Hapa zyrën time të parë, nisa bashkëpunimin me klientët. Një tjetër faktor që vendosa të qëndroj e jetoj është edhe cilësia e jetesës këtu. Tashmë jam vendosur në Vlorë dhe fëmijët e mi shkojnë në Shkolla shqiptare dhe janë një ndihmë për mua në gjuhën shqipe”
Ndyshe nga ai Aleksandro Rimeli, po nga Italia, nuk jeton me familjen ne Vlorë. Thotë se Shqipëria është vend i përshtashtëm për të investuar pasi njerëzit janë bashkëpunëtor e të përkushuar.
“Ne kemi aktivitetin tonë në Ankona prej disa vitesh në fushën e produksionit, kryesisht audio. Mendoj se sot Shqipëria është gati për investitorët e huaj. Këtu gjen bashkëpunëtorë, të gatshëm për punë dhe të denjëe. Cka gjëra të tilla mendoj se nuk i gjen përshembull në vende te tjera sic mund te permend ndoshta Tunizine Ku kemi investuar. Ndoshta nese nuk do isha familjar, i vetem do te kisha ardh te banoja ketu, Por ndoshta Ky eshte nje hap qe mund ta bej ne te ardhmen duke pare faktin se ketu Po investojme.”
Davide Fabieti, i kënaqur me ecurinë e biznesit synon ta shtrijë aktivitetin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
“Kemi bashkepuntore ne Vlore te cilet na kane njohur me territorin dhe potencialin qe ka qyteti. Ne jemi te vendosur ne Ankona dhe jemi te specializuar ne teknologji si audio, ndricim dhe modalitete te ngjashme. Shqiperia ka mjaft mundesi dhe kemi vendos te investojme ketu. Ne jemi duke ecur hap pas hapi. Kemi filuar ne Vlore dhe me pas mund te vijojme edhe ne qytete te tjera. Shoh qe ketu turizmi eshte zhvilluar po ashtu dhe teknologjia. Vendi na pelqen shume, njerezit dhe natyra po ashtu.”
Por jo vetëm nga Italianët, Vlora po lakmohet edhe nga bjellorusët. Në 7 vite qëndrimi në jug të vendit Vitali Bandarik ka mësuar shqip.
“Ketu kam ardhur shtate vjet me pare.”
Ka ngritur një agjenci imobiliare që thotë se i siguron fitime të kënaqshme.
“Kur erdha fillimisht jam marre kryesisht me apartamemente me qera per te huaj qe vinin ketu dhe dalngadale zgjerova aktivitetin ne zyre shit blerje pronash. Ne fillimet e punes ishin kryesisht te huaj si polake, ukrainas apo bjellorus. Natyrisht edhe tani vijojme te punojme me te huaj si italiane, gjermania, polake.”
Sipas të dhënave nga drejtoria e tatimeve vlore vetëm përgjatë këtij viti në qytet janë hapur mbi 100 biznese me pronarë sipërmarrës të huaj./abcnews.al