Vlora, destinacioni i vitit/ Çelet sezoni, koncert festiv në Lungomare

schedule15:34 - 11 Maj, 2024

schedule 15:34 - 11 Maj, 2024

Ky sezon veror pritet ta kthejë Vlorën destinacionin kryesor turistik. Celja e sezonit mbrëmjen e së enjtes ndezi qytetin me fishekzjarre.

Aktivitete të shumta populluan zonën e Lungomares me polifoni si dhe këngë e valle qytetare vlonjate.

Atmosfera kulmoi me koncertin e madh festiv që elektrizoi qytetin.

Në çeljen e sezonit turistik u shfaqën edhe produktet tipike të kulinarisë së zonave të Vlorës.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha tha se synimi për qytetin është një turizëm gjithëvjetor.

Shumë të huaj kanë nisur ta frekuentojnë qytetin bregdetar. Sfidë për Vlorën mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese për të përballuar fluksin e lartë të turistëve. Kreu i operatorëve turistikë, Vasil Bedinaj thotë se me ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të nevojiten më shumë struktura.

Për të shmangur abuzimin me çmimet bashkia ka organizuar takime me tur operatorët për të mbajtur një nivel të përballueshëm nga pushuesit. Ndërsa pritet që nga 15 maji të bëhen gati edhe plazhet publike./abcnews.al