Vlonjati i miliona klikimeve në youtube/ Renato Jaho, publikon projektin e tij të ri muzikor “Lule”

schedule09:12 - 2 Maj, 2025

schedule 09:12 - 2 Maj, 2025

Këngëtari Renato Jaho në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për pasionin e tij për muzikën dhe projektet e tij të ardhshme.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se është i apasionuar pas muzikës, ndërsa tregoi se idenë për këngën ia ka dhënë dikush tjetër dhe më pas ka ardhur edhe projekti.

Renato Jaho ka edhe një shikueshmëri të lartë në rrjete sociale. Në youtube arrin miliona klikime.

“Jam shumë falënderues sepse ata që na ndjekin dhe mbështesin janë mbështetja më e madhe”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu rrëfeu edhe raportin e bukur me familjen dhe dashurinë për prindërit e tij, duke thënë se babai është personi të cilit ai i merr mendim për çdo rast.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!