Vlonjatët kërkojnë maska mbrojtëse ndaj koronavirusit, farmacistët: Kërkesa është e lartë

schedule12:25 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:25 - 24 Shkurt, 2020

Alarmi ndaj koronavirusit, ndaj rasteve në Itali, përveç masave të shtuara, në portin e Vlorë, dhe në farmacitë e qytetit janë shtuar ndjeshëm qytetarët që kërkojnë të pajisen me maska.

Farmacistët konfirmojnë se ka maska, ndërsa bëjnë me dije se ka edhe maska më speciale që janë posaçërisht për koronavirusin.

Nga 20 lekë, kjo maske e thjeshtë  antigrip njëpërdorimshme është 200 lekë. Çmimi është dhjetëfishuar.

Kjo rritje është reflektuar javët e fundit, pas përhapjes së Koronavirusit në botë  dhe së  fundmi në Itali.

Në Vlorë, për shkak të hyrje daljeve që kemi me Italinë, qytetarët i janë drejtuar farmacive për të blerë maska. Vlonjatët e shohin si një masë të domosdoshme për mbrojtjen e tyre.

“Sipas informacioneve të fundit që ka arritur në Itali… dua të marr për të gjithë familjen maska, është futur një panik i madh. Sot në Venecia qenkan 165 të prekur dhe katër viktima…”

Ka edhe nga ata që e kalojnë me sportivitet.

“Jo, ne jemi nga Vlora nuk na zë”.

Kërkesën e lartë për maska e konfirmojnë vetë farmacistët.

Po janë shtuar, por vetëm këto të thjeshtat”.

Ndërkohë mjekët këshillojnë qytetaret që t’i përdorin maskat kudo shkojnë për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!