Eshtë mbyllur java e 20 e Abissnet Superiore. Vllaznia ka zhytur në vendin e parafundit Kukësin duke e mposhtur 2-0.
Golat për shkodrënët u realizuan në pjesën e parë nga Marku 20′, Jonuzi 45′.
Ky sukses i ngjit vendasit në vendin e 2 me 31 pikë, 6 pikë më pak se Tirana kryesuese. Ndërkohë, Kukësi zbret në vendin e parafundit me vetëm 22 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Teuta ka fituar derbin e mbijetesës duke mundur në shtëpi 1-0 Bylis.
Goli i vetëm për Djemtë e Detit u realizua nga Goxha 78′.
Kjo fitore e largon Teutën nga zona e ftohtë duke u renditur në vendin e 7 me 24 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e 8 me 23 pikë. /G.D abcnews.al/
Renditja: