Vllaznia triumfon ndaj Egnatias, Kukës mposhtet dhe i thotë lamtumirë Superiores pas 12 vitesh

schedule17:09 - 28 Prill, 2024

schedule 17:09 - 28 Prill, 2024

Vllaznia triumfon në Rrogozhinë përballë Egnatias vendase, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Një fitore me tepër vlera për shkodranët që në një farë mënyre, marrin hak nga ai eliminim në Kupë gjatë mesjavës nga rrogozhinasit. Fitorja e parë gjithashtu e Tomas Brdariç pas rikthimit në stolin kuqeblu, me gjermanin që e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tij të dytë në Shkodër. Një gol i Smajlit në minutën e 38-të do të ishte i mjaftueshëm që Vllaznia të dilte me 3 pikët nga “Egnatia Arena”.

Falë këtij rezultati, tashmë Vllaznia shkon në kuotën e 55 pikëve, 5 më pak se Egnatia e vendit të parë. Ndeshjen e radhës kuqeblutë e kanë kundër Dinamos në “Loro Boriçi” ndërsa Egnatia do të udhëtojë drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”.

Nga ana tjetër, Kukësi është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Teuta, duke rënë kështu nga kategoria.
Klubi verilindor i ka thënë lamtumirë Superiores pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!