Vllaznia tenton goditjen, i bën ofertë “xholit” që iku nga Partizani

schedule08:38 - 11 Gusht, 2022

schedule 08:38 - 11 Gusht, 2022

Vllaznia ende nuk e ka mbyllur merkaton. Veç një sulmuesi që ende në Shkodër po e kërkojnë me ngulm, së fundmi janë futur në tratativa edhe me një “xhol” që ka shkëlqyer te Partizani.

Kuqeblutë janë pranë marrëveshjes me Esat Malën, i cili ka prishur kontratën me klubin turk ku firmosi verën e shkuar dhe tani është lojtar i lirë.

Vllaznia i ka bërë një ofertë mesfushorit, i cili mund të përshtatet edhe si mbrojtës i djathtë apo sulmues anësor. Tashmë pritet konkretizimi i marrëveshjes. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!