Ka përfunduar java e 33 e Abissnet Superiore. Vllaznia shpreson te Europa teksa është vetëm 3 pikë larg vendit të 3, ndërsa kanë mbetur dhe 3 javë nga fundit.
Shkodranët mposhtën 1-0 Teutën me një gol të Coba 12′.
Kukësi ka dalë nga zona e ftohtë pas fitores 3-0 ndaj Lacit me golat e Ndreca 59′, Barbosa 87′ 90+3
Ndërkohë, garë e fortë është lufta për mbijetesë. Bylis kori një fitore 1-2 në transfertë ndaj Erzenit, ndërsa Kastrioti mposhto 1-0 Egnatian. /G.D abcnews.al/