Vllaznia do të kërkojë kthesën të premten ndaj Tiranës, në një ndeshje që nuk parashikohet aspak e lehtë për shkodranët. Trajneri Mirsad Jonuz mund t’i gëzohet të paktën dy prej titullarëve. Behar Ramadani dhe Erdenis Gurishta e kanë shlyer pezullimin prej kartonëve dhe janë gati.
Mbetet të shihet gjatë këtyre ditëve gjendja e Gligorov dhe Hygor, të cilët kanë munguar në dy ndeshjet e fundit. Shpresohet që ata të rikuperohet dhe të vihen nën urdhrat e stafit teknik. Në Shkodër ndërkohë ka një shqetësim tjetër.
Bëhet fjalë për një dënim të mundshëm që mund të marrë Vllaznia nga Komisioni i Disiplinës. Pas ndeshjes me Tiranën, fazën e parë, shkodranët u dënuan me katër ndeshje, por do të kryenin gjysmën e dënimit me kusht.
Hedhja e sendeve të forta në fushë në ndeshjen me Bylisin mund të rikthejë në fuqi dënimin e mëparshëm me dy ndeshje. Shkodranët kanë qenë në një periudhë prove gjatë kësaj kohe. Gjithsesi do të jetë Komisioni i Disiplinës që do të vendosë. /abcnews.al

